Reja: Hysaj ka “rilindur”, Gattuso ka merita. Napoli mund të eliminojë Barçën

schedule17:26 - 30 Korrik, 2020

schedule 17:26 - 30 Korrik, 2020

Edoardo Reja mezi po pret të nisë punën me kombëtaren shqiptare. Trajneri i kuqezinjve, në një prononcim për Radio Kiss Kiss, flet rreth “rilindjes” së Elseid Hysajt, punës së mirë të Gennaro Gattusos dhe beson se Napoli mund të eliminojë Barcelonën në Champions League.

Po presim të nisemi për Shqipëri, diçka që do të ndodhë pas 15 gushtit. Hysaj po kalon një moment të mirë, është transformuar totalisht dhe do e grumbulloj në kombëtare.

Gattuso? Ia ka dalë të futet në kokat e futbollistëve dhe ka krijuar grup te Napoli. Gjërat me Ancelottin nuk po shkonin mirë, ndoshta Carlo u lodh disi. Mëkat për atë fillim të keq, Napoli ishte një skuadër që mund të bënte shumë më mirë. Barcelona? Mendoj se Napoli mund t’i eliminojë katalanasit.

Fakti që në ‘Camp Nou’ nuk do të ketë tifozë është një avantazh. Ekipin e Gattusos e kam parë në gjendje shumë të mirë. Barcelona është e favorizuar, por Napoli mund të bëjë surprizën“, deklaron Reja. /abcnews.al