Reja: Golat meritë e grupit, ju tregoj arsyet e suksesit!

schedule22:56 - 14 Tetor, 2019

schedule 22:56 - 14 Tetor, 2019

Edoardo Reja, pas fitores që Shqipëria mori kundër Moldavisë me rezultatin 4-0, foli në një lidhje direkte në Supersport. Italiani analizoi ndeshjen fillimisht: “Kjo ndeshje ishte e vështirë. Të gjithë kanë luajtur me impenjim maksimal  në ndeshjet e mëparshme, por sot ishte ndryshe. Duhet përqendrim maksimal, edhe prej koundër4shtarit. Ishim të përqendruar. E menaxhuam mirë avantazhin, pasi u bë më e lehtë”.

“Kemi bërë një paraqitje të mirë si skuadër. Trashi, përtej golit, bëri mirë. Golat vijnë si meritë e grupit. Shënuam kur ata gabuan. Më pëlqen që po formojmë një grup dhe po tregojmë vlera. Djemtë dhanë më të mirën dhe shënuan tre gola në pjesën e para”.

“Kumbulla dhe Selahi janë dy lojtarë të rinj që luajnë në Itali dhe Holandë, në elitë. Janë titullarë dhe jam i kënaqur që debutuan. Më vjen mirë që grupi po formohet dhe më vjen keq për ata që nuk luajtën.

“Fitorja e parë me 4 gola jashtë? Jemi një skuadër e mirë. Ka shumë bashkëpunim mes lojtarëve. Gjithashtu kam një staf shumë të mirë, me italianët dhe Bulkun e Salihin. Kemi formuar njw grup qw punon shumë. Kur punohet mirë ka edhe rezultate”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!