Reja: Bajrami fiks për te Fiorentina, Bajramit i nevojitet vetëm diçka

schedule19:22 - 11 Gusht, 2022

schedule 19:22 - 11 Gusht, 2022

Edy Reja, trajneri i Shqipërisë, ka dhënë një intervistë për mediat në Itali dhe nuk mund të anashkalojë dyshen e mesfushës, Kristjan Asllani-Nedim Bajrami.

“Asllani ka bërë gjëra të mëdha kur ka luajtur dhe unë i kam dhënë mundësinë të debutojë, ku ka shfaqur shumë personalitet. Ka nevojë për eksperiencë, në mënyrë që të shndërrohet i rëndësishëm, por ka treguar tashmë se ka shumë cilësi”, deklaroi Reja.

“Shpresoj që Bajrami të shkojë te Fiorentina, pasi është shumë i talentuar. Te Empoli ka treguar shumë kualitet, megjithatë unë e shoh mjaft mirë edhe te Fiorentina aktuale.

Ai mund të luajë në mesfushë dhe në të gjithë rolet pas sulmuesit kryesor. Ka cilësi teknike, shpejtësi dhe goditje mjaft të mirë të portës”, u shpreh trajneri italian i Shqipërisë.