Reina: Erdha për të ndihmuar Strakoshën, për shkak të COVID i mora vendin e titullarit

schedule20:05 - 12 Janar, 2022

schedule 20:05 - 12 Janar, 2022

Thomas Strakosha është një titullarë i padiskutueshëm te skuadra e Lazios, teksa ka lënë në stol gardianin Pepe Reina.

Pikërisht ky i fundit ka rrëfyer disa gjëra që kanë të bëjnë me transferimin e tij te skuadra italiane si dhe ka prekur edhe portierin e kombëtares shqiptare.

39-vjeçari spanjoll ka treguar se ka ardhur te Lazio në fillim si portier rezervë, dhe se do të ndihmonte të rinjtë, mes tyre ishte edhe gardiani shqiptarë Strakosha.

Gjithashtu, Reina thekson se arriti t’i merrte portierit shqiptarë vendin e titullarit, pas infektimit me Covid-19 dhe dëmtimit që pësoi shqiptari.

“Sekreti i jetëgjatësisë time në sport lidhet me faktin që e dua shumë atë që bëj. Kam ardhur vitin e kaluar si portier rezervë, për t’u dhënë një dorë të rinjve dhe për të ndihmuar Strakoshën që të rritej.

Por pastaj në mënyrë të befasishme, për shkak të COVID dhe dëmtimit të tij, mora vendin e titullarit. Në atë pikë, trajneri Inzaghi vendosi që të ndryshonte rolet dhe unë mbeta titullari për pjesën e mbetur të sezonit”, ka treguar Pepe Reina.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!