Rei Dunja, gjeni i matematikës që 16 vjeç/ Sot pjesë e një grupi shkencëtarësh në Skoci

schedule08:33 - 3 Prill, 2024

schedule 08:33 - 3 Prill, 2024

Matemacieni, 23-vjeçari Rei Dunja shtatë vite më parë nderoi Shqipërinë në Olimpiadën Botërore me medalje bronzi.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News ai tregoi se ka marrë pjesë vazhdimisht në konkurse dhe organizata shoqërore në Shqipëri, si aktivist.

“Në klasën e nëntë fillova të merrem intensivisht në matematikë. Në 2017 mora një medalje nderi dhe më pas e përfaqësova Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike në Brazil”, tregoi ai.

Ndërsa sot 23-vjeçari është vendosur në Edinburg ku edhe ka marrë medaljen më të lartë dhe se ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Gjithashtu tregoi se është pjesë një grupi shkencëtarësh në Skoci për energjinë elektrike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!