Regjistroi banesën me dokumente të falsifikuara, shoqërohet regjistruesi i ALUIZNIT

schedule11:45 - 23 Tetor, 2019

schedule 11:45 - 23 Tetor, 2019

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. T., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

B. Gj., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!