Një person i dytë i infektuar me linë e majmunëve ka vdekur në Spanjë, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë, një ditë pasi u raportua viktima e parë, shkruan Reuters.
“Nga 3,750 pacientë, 120 raste u shtruan në spital dhe dy prej tyre vdiqën,” tha ministria në raportin e saj të botuar sot, pa specifikuar megjithatë datën e vdekjes.
Ndërkohë, Brazili raportoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë kontinentit afrikan në shpërthimin aktual, më herët të premten.
Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 22 korriku, ishin raportuar vetëm 5 viktima, të gjitha në rajonin afrikan. OBSH të shtunën e kaluar e shpalli linë e majmunëve një emergjencë globale shëndetësore.
/abcnews.al