Në Parkun Kombëtar Death Valley në Kaliforni është regjistruar temperatura më e lartë në tokë. Temperatura 54.4 gradë shënon kështu më të lartën në Tokë që prej vitit 1913.
Regjistrimi po verifikohet nga Shërbimi Kombëtar i motit i SHBA. Ajo vjen mes një valë të nxehtë në bregdetin perëndimor të SHBA, ku temperaturat parashikohet të rriten edhe më tej këtë javë.
Leximi i së dielës u regjistrua në Creek në Death Valley. Para kësaj, temperatura më e nxehtë e regjistruar në mënyrë të besueshme në tokë ishte 54 gradë – gjithashtu në Luginën e Vdekjes në 2013.
Sipas një analize të vitit 2016 nga historiani i motit, Christopher Burt, temperaturat e tjera në rajon të regjistruara në 1913 nuk vërtetojnë leximin e Luginës së Vdekjes.
Një temperaturë tjetër rekord për planetin 55C u regjistrua në Tunizi në vitin 1931, por Burt tha që ky lexim, si dhe të tjerët të regjistruar në Afrikë gjatë epokës koloniale, kishin “çështje serioze të besueshmërisë”. /abcnews.al