Regjistrohen 17 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

schedule18:42 - 23 Maj, 2022

schedule 18:42 - 23 Maj, 2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste pozitive për Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 623 testime të kryera, pozitivë kanë rezultuar 13 qytetarë në Tiranë, 3 në Gramsh, Vlorë.

Kurse, aktualisht janë 222 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,162 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Maj 2022)
Raste të reja ditore          17
Të shëruar në 24 orë       37
Të shtruar në spitale         3
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 623

Testime totale               1,823,510
Raste pozitive                  275,881
Raste të shëruara             272,162
Raste Aktive                         222
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            143
Fier                  15
Korçë               13
Gjirokastër      11
Shkodër           11
Vlorë                  9
Elbasan            9
Lezhë               6
Durrës              2
Dibër                 2
Berat                1 /abcnews.al/