Regjisori: Logon e zgjodhën ata që nuk kanë lidhje me Operan, e kanë bërë si “malli babës”

schedule18:30 - 25 Shkurt, 2021

schedule 18:30 - 25 Shkurt, 2021

Regjisori i Teatrit të Operas dhe Baletit Nikolin Gurakuqi ka deklaruar në studion e ABC përballë gazetarit Endri Xhafo se anëtarët e jurisë që kanë përzgjedhur logon e re të këtij institucioni nuk kanë asnjë lidhje me operan. Ai tha se sot opera nuk është në drejtimin e duhur, duke theksuar se kjo mund të vijë edhe nga fakti se drejtoresha aktuale Zana Çela nuk ka mbaruar studimet në këtë fushë.

“Ata që kanë qenë në atë komision nuk janë njerëz të operas. Unë asnjërin prej atyre nuk i kamë parë ndonjëherë në opera. Kam 40 vite që punoj në Opera. Kur thua një emër si Zhani Ciko, apo Vasil Tole flet për personalitete. Kur thua Zana Çela, ajo nuk ka mbaruar konservatorin. Ka bërë fakultetin e gazetarisë në Shkodër. Ka punuar në TVSH dhe pastaj u emërua drejtoreshë në Opera. Erdhi me justifikimin se jam menaxhere.

As menaxhere nuk është se nuk ka mbaruar shkollë menaxhimi. Nuk gjen asnjë teatër opere në botë një drejtor që ka profesionin gazetar. Një nga gjërat që unë i kam shkruar në letër zonjës ministre është shkatërrimi i skenografive të 20 viteve të fundit me pretekstin se i ka lagur shiu në magazinat e brarit. Shiu mund t’i lagë por ato riparohen. Ato kanë kushtuar edhe një thes me para. Nuk mund shkatërrohen ato se nuk i shkatërron asnjë vend i botës”, tha Gurakuqi.

Ai ironizoi mënyrën e vendosjes së shfaqjeve në skenë sa herë që ndërrohem drejtorët për shkak të konkurrencës me njëri tjetrin.

“Në operën tonë vdesin për të luajtur operën Traviata. Sa herë vjen një drejtor i ri. Teatrit i Milanos i cili ka një buxhet mbi 50 mln euro në vit ka në repertor një Traviatë të 30 viteve të shkuara me regji të Liliana Cavanit. Ka një produksion klasik dhe një modern. Ndërsa Opera jonë ka bërë 5 Traviata.

Një teatër që thotë nuk kam para, bën një Traviatë të re sepse do ta bëjë ndryshe nga drejtori i parë. Këta sillen si në mall të babës. Unë kam thënë “Shqipëria do të bëhet kur të bëhet opera”. Këta nuk bëjnë dot një opera jo të bëjnë Shqipërinë europiane. Në teatër i mirë që ka në krye dikë, bën politika reporteriale me tituj të ri”, u shpreh ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!