Shumë mesfushorë vlerësohen nga pasimet që japin dhe rastet që krijojnë për shokët e skuadrës së tyre. Në Champions League, janë pesë mesfushorë që kanë tërhequr vëmendjen më të madhe. Një statistikë e publikuar nga UEFA, tregon se kush nga futbollistët ka pasuar më shumë dhe më saktë.
I pari në këtë listë prej pesë futbollistësh është katalanasi Arthur. Braziliani ka tentuar 190 pasime në ndeshjet që ka luajtur në Champions League, duke pasur një përqindje 92% të saktë. Arthur ndiqet nga futbollisti i Manchester City, Rodri. Mesfushori spanjoll ka tentuar 215 pasime, duke realizuar me sukses 196 të tillë (91%).
Toni Kroos renditet i treti. Mesfushori gjerman ka tentuar 189 pasime deri më tani në Champions League, me një përqidje saktësie 89%. Pas gjermanit të Real Madrid, renditen Aranguiz (88%) dhe Gundogan (87%)./abcnews.al