Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalën hapëse në samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën, falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen e dhënë në këtë kohë. Ai theksoi se regjimi i Vladimir Putin duhet të humbasë pasi, siç shtoi ai, “dështimet e tij janë siguria jonë”.
“Dëshiroj të falenderoj kryeministrin Rama për të gjithë mbështetjen personale për Ukrainën, si ushtarake ashtu dhe humanitare. Faleminderit që keni organizuar këtë samit. personale për Ukrainën. Është hera e dytë që jemi takuar, së pari në Athinë dhe tani këtu në Tiranën mikpritëse. Edi, kryeministër, e vlerësoj së tepërmi mikpritjen tuaj dhe këtë mundësi që po na jepni së bashku se si ne mund të fuqizojmë më tej vendet dhe rajonet tona, dhe të gjithë Evropën.
Të gjithë e kuptojnë se tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Evropa për brezat e ardhshëm. Të gjithë duam që të jetë ajo hapësirë që përcakton fatin e vet. Kemi parë se si në të shkuarën, ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombet e tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, në Evropën Lindore dhe në të gjitha pjesët e tjera të Evropës. Tani Putin do të bëjë këtë gjë, e gjithë armiqësia e tij, dhe gjithçka që do të bëjë duke detyruar edhe kombet e tjera të bëjnë ashtu siç thotë ai.
Është një përpjekje që diktatet e vjetra të vendosin se çduhet të bëjnë kombet. Prandaj është e rëndësishme për kombet tona që Putini dhe regjimi i tij të humbasë, sepse dështimet e tij janë siguria jonë. Nuk duhet të ketë Evropë me dinjitete të ndryshme në të.”, u shpreh Zelensky./abcnews.al