Refuzuan shortin për dosjen “Shullazi”, Marku procedon 10 prokurorë

schedule16:19 - 20 Shtator, 2018

schedule 16:19 - 20 Shtator, 2018

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar të mërkurën tek Krimet e Rënda, ku disa prokurorë refuzuan të jenë pjesë e shortit për dosjen “Shullazi”. Ende pa dhënë një zgjidhje konkrete për situatën, pasi çështja ka ngecur në leximin e pretencës, Marku ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prokurorëve që kundështuan procedurën e shortit. Mes emrave të prokurorëve që do të procedohen disiplinarisht është edhe Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda. Ndërkohë kryeprokurorja Marku urdhëroi të enjten transferimin në rrethe per tre prej tyre. Sipas urdhrit të Markut, Olsian Çela  komandohet në Prokurorinë e Beratit, Solina Muhametaj në Punë dhe Besim Hajdarmataj në Pogradec.  Dosja penale në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij ka mbetur pa prokuror, pasi prokurorja Elisabeta Imeraj është emëruar si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa prokurori tjetër Ened Nakuci është jashtë vendit për arsye shëndetësore. Të mërkurën, disa prokurorë braktisën mbledhjen e drejtuar nga titullarja e Krimeve, Donika Prela, duke e konsideruar shortimin e emrit të tyre për dosjen “Shullazi” si të paligjshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!