Mesfushori anlgez i Chelsea, Mount, pritet të largohet nga skuadra e tij e fëmijërisë përfundimisht në fund të këtij sezoni.
Kontrata aktuale e tij me Chelsea skadon në verën e vitit 2024 dhe klubi është i gatshëm ta shesë atë për të mos e humbur me parametra zero. Klubi londinez ka tentuar disa herë për të bindur Mount të qëndrojë, por ai nuk pranoi asnjëherë.
Kështu, ai do të jetë në merkato këtë verë dhe pritet të qëndrojë në Premier League. Klube si Newcastle, Arsenal, Liverpool apo Manchester United janë ato klube të cila duan transferimin e tij.
“Blutë” e Londrës synojnë të fitojnë të paktën 40 milionë euro nga shitja përfundimtare e kartonit të lojtarit anglez./h.ll/abcnews.al