Refuzon të japë zyrtarisht dorëheqjen, presidenti i Sri Lankës nga Maldivet ia mbath në Singapor

schedule10:52 - 14 Korrik, 2022

schedule 10:52 - 14 Korrik, 2022

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa është larguar nga Maldivet në bordin e një fluturimi për në Singapor. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i lartë nga Siguria në Colombo për CNN, ndërsa në vendin e tij pritet të rritet zemërimi për refuzimin e tij për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Rajapaksa pritet të mbërrijë në aeroportin Changi të Singaporit sonte. Ai kishte pritur të siguronte një “avion privat” nga një anëtar i ngushtë i familjes në Colombo, por kjo “nuk ishte materializuar”, shtoi burimi.

Rajapaksa u largua nga kryeqyteti i Maldiveve, Malé, në bordin e një “fluturimi saudit”, tha burimi.

CNN beson se burimi i referohej fluturimit 788 të Saudia që u nis nga Malé në orën 11:30 të mëngjesit (lokale) të enjten. Saudia është transportuesi i flamurit të Arabisë Saudite. Po ashtu, CNN raporton se ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Singaporit dhe Saudisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë se ndodhej në Maldive për një ditë pasi u arratis nga Sri Lanka në orët e para të së mërkurës, në të njëjtën ditë që ai kishte thënë se do të jepte dorëheqjen. Por deri të enjten, asnjë letër zyrtare dorëheqjeje nuk mbërriti në duart e kryetarit të parlamentit të Sri Lankës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!