Refuzon të japë dorëheqjen, FIFA gati dënimin “shembullor” për Luis Rubiales

schedule17:59 - 29 Gusht, 2023

schedule 17:59 - 29 Gusht, 2023

Pas pezullimit prej 90 ditësh nga çdo aktivitet futbollisit, tanimë organi më i lartë ekzekutiv në botën e futbollit, FIFA po mendon të ndërhyjë me një sanksion shembullor, që nuk do të kishte precedentë për Presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes, spanjolle, “AS”, FIFA po shqyrton një pezullim 15-vjeçar për Rubiales, sanksioni maksimal i mundshëm sipas statutit të organizatës më të madhe ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkaq, kujtojmë se gjithçka nisi pasi Rubiales puthi në buzë kapitenin e Kombëtares spanjolle, Jennifer Hermoso dhe pavarësisht se gjithë opinioni publik është kundra tij, sërish kreu i Federatës Spanjolle të Futbollit refuzon të japë dorëheqjen. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!