Refuzoi t’i jepte për të pirë, kryebashkiaku rreh brutalisht pronaren e lokalit

schedule08:23 - 13 Korrik, 2023

schedule 08:23 - 13 Korrik, 2023

Një ngjarje e ka ndodhur në Kroaci, ku Iva Milka Kramariq, pronare e një kafeneje në Severin, në veri të Kroacisë, tha se fundjavën e kaluar është sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës Zharko Zhgela.

Bëhet fjalë për një komunë të vogël në qarkun Bjelovar-Bilogora me pothuajse 700 banorë.

“Zharko Zhgela më goditi në gjendje të dehur para kafenesë sime në Severin. Për këtë ka dëshmi.

Janë pamjet e kamerave të vëzhgimit që i kam vendosur në dhe përreth kafenesë”, tha Kramariq.

Ngjarja ka ndodhur pasi ajo ka refuzuar t’i japë për të pirë sepse ishte shumë i dehur.

“Pasi e largova, shefi më bërtiti dhe më shau. ‘

A e dini kush jam, ky është fshati im’. Më ka goditur disa herë, herë me grusht, herë me shuplaka”, tha ajo.

Policia kroate ka njoftuar se është duke u zhvilluar një hetim penal. Zhgela e mohoi  përfshirjen, por ndërkohë dha dorëheqje nga partia HDZ, e cila e dënoi ashpër këtë veprim të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!