Refuzoi të dorëhiqej, Luis Rubiales shkarkohet nga qeveria spanjolle

schedule20:16 - 25 Gusht, 2023

schedule 20:16 - 25 Gusht, 2023

Pas vendimit për të mos u dorëhequr nga posti i Presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, pas veprimeve të pahijshme që bëri gjatë dorëzimit të medaljve në finalen e Kupës së Botës për femra, qeveria spanjolle ka vendosur të pezullojë Luis Rubiales nga detyra.

Kështu deklaroi Victor Francos, President i Këshillit të Lartë të Sporteve, i cili u paraqit në konferencën për shtyp pas njoftimit të presidentit të RFEF se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ndërsa theksoi se Rubiales nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e detyrës që kishte.

“Z. Rubiales nuk ishte në lartësinë e detyrës. Ai nuk ishte në “lartësinë” e asaj që prisnin lojtarët, as e asaj që priste qeveria, as e asaj që priste, mbi të gjitha, futbolli spanjoll. Nuk bëri atë që duhej të bënte. Shpjegimet e tij nuk janë të mjaftueshme, as nuk mjafton që të mos ndërmerren veprime të mëtejshme. Qeveria spanjolle nuk do të mbetet e pandjeshme përballë asaj që ndodhi sot. Qeveria sot ka nisur procedurat që zoti Rubiales t’i japë shpjegime. Do ta pezullojmë Rubiales nga funksionet e tij”,- thuhej në deklaratëm e Victor Francos. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!