Me teknikun, Simone Inzaghi, që mesa duket e ka “ndarë mendjen” për ta lënë në stol, talentin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ky i fundit tashmë po fillon të mendojë seriozisht largimin nga “zikaltërit” e Inter, qoftë dhe në huazim.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane për Asllanin ka mbërritur një kërkesë huazimi nga italianët e Sassuolo, mirëpo “ylli” shqiptar i mesfushës e ka refuzuar ofertën, teksa kërkon huazimin te një tjetër klub në Serie A.
Bëhet fjalë për skuadrën e Empoli, e njohur ndryshe si “klubi i shqiptarëve” në kampionatin italian, pasi deri më tani ka arritur të nënshkruaj me Etrit Berishën, Ardian Ismajlin dhe Stiven Shpendin. Asllani është i gatshëm të rikthehet tek ekipi ku u “promovua” në Serie A dhe tashmë po bëhet gati kontrata e cila pritet të firmoset orët e fundit të merkatos. /i.m /abcnews.al