Refuzohet apeli i Lazios për Sarrin, trajneri nuk do të jetë në Torino

schedule17:17 - 21 Shtator, 2021

schedule 17:17 - 21 Shtator, 2021

Apeli u refuzua dhe skualifikimi dy-javor u konfirmua për Maurizio Sarrin.

Trajneri i Lazios u dënua nga gjykata sportive pasi ishte përjashtuar gjatë ndeshjes kundër Milanit më 12 shtator në San Siro.

“Unë do të mbroj veten me çdo mjet”, tha trajneri toskan. Ndërkohë, seksioni i parë i Gjykatës Kombëtare të Apelit të Sporteve, i kryesuar nga Carmine Volpe, hodhi poshtë ankesën e Lazios kundër përjashtimi 2 javor që gjyqtari, Gerardo Mastrandrea vendosi.

Trajneri i Lazios nuk do të jetë në stol kundër Torinos pasi humbi ndeshjen në Olimpico kundër Cagliarit.

Skuadra do të drejtohet edhe këtë herë nga zëvendësi, Martusciello ndërsa Sarri do të kthehet për derbin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!