Shqipëria ka marrë një mbështetje financiare në vlerën e 100 mln eurove për të vijuar reformimin e sistemit energjitik. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e energjisë u ndal te rëndësia e projekteve të reja të diversifikimit të prodhimit të energjisë si parqet fotovoltaike në Divjakë e Spitallë.
Niels Annen sekretari gjerman per shtetin tha se marrëveshja e bashkëpunimit financiar për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik është më rëndësi për Shqipërinë.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin dhe kreu i KFW për Ballkanin Jugperëndimor dhe Turqinë si dhe ambasadorja e Francës në Tiranë Elisabeth Barsacq./abcnews.al