Reformimi i Akademisë së Shkencave/ Sinani: Nuk është hequr askush nga puna, probleme me pagat pasi buxheti vjen me dy forma

schedule10:40 - 30 Janar, 2024

schedule 10:40 - 30 Janar, 2024

Studiuesi Shaban Sinani dhe anëtari i Akademisë së Shkencave ka folur në emisionin “Pas Mesnate” dhe për situatën në këtë institucion.

Ai ka treguar gjithçka, nga funksionimi aktual, menaxhimi i buxhetit deri te shtesat që priten të bëhen për specialistë.

Sakaq, Sinani ka sqaruar se askush nuk është hequr nga puna, ndërsa problemet me pagat pasi buxheti vjen në dy forma.

Nuk është hequr nga puna askush dhe nuk është shkurtuar asnjë vend pune, jam rikonfirmuar të gjithë dhe një pjesë e tyre me ndryshime pozitive në pagë. Por janë shtuar katër veta në organik dhe ne shpresojmë që të mbahen të gjitha premtimet që na janë bërë për shtesat cilësore, për shembull, për dy specialistë në helenistik, dy specialistë në latinistik, dy specialistë në orientalistikë, të cilët janë fusha ekspertize të pambuluara, dikur na janë mbuluar prej njerëzish që erdhën të formuar nga e kaluara. Na është premtuar që këto do të plotësohen. Ka njerëz që janë larguar me dëshirë, mbasi janë rikonfirmuar. Kemi pasur probleme me pagesat, buxheti ynë tani vjen me dy forma, siç ka ardhur tradicionalisht i trashëgueshëm për insitutet dhe në formën që i vjen Akademisë së Shkencave, gjithashtu tradicionalisht dhe hapat e parë që erdhën me pak vonesë, dhe për shkak të keqkuptimeve që ju përmendët dhe që ne na u desh të bëjmë takimet një pas një, erdhën pak më ngadalë këto veprime”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!