Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reformë ne tekstet shkollore/ Synohet të jenë më të thjeshta dhe të nxisin mendimin kritik

schedule15:36 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 15:36 - 10 Dhjetor, 2025

Arsimi parauniversitar do të ndryshojë tërësisht kurrikulën mësimore.  Reforma do të nisë shtatorin e vitit të ardhshëm me klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta, duke vijuar më pas çdo vit  deri në 2029.  Tekstet shkollore synohet të jenë më të thjeshta,  të nxisin mendimin kritik dhe të zbehin të mësuarin përmendësh.

“Koncepte më inovative në tekst,  më shumë veprimtari praktike, më shumë bazë eksperimentale, zgjidhje apo mendim kritik, disa aspekte të mendimit socioemocional të qenit më empatik.  Një risi që do shoqërojë jo vetëm tekstet dhe programet mësimore,  në kurriulën e re do të jetë dhe projekti ndërkurrikular, pra nëpërmjet matematikës të mësojmë jo vetëm në matemitikë,  por dhe ku ajo gërshetohet me lëndë të tjera.”

Në hartimin e kurrikulës së re të arsimit parauniversitar  sipas drejtuesit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë janë përfshirë  rreth  200 pedagogë të fushave të ndryshme.  Në lëndën e gjuhës shqipe, letërsisë, historisë e gjeografisë përforcohen temat e identitetit kombëtar. Ndërsa në lëndët e shkencave ekzakte do të hyjnë metodat e reja edhe të teknologjisë së informacionit.

“Pothuajse të gjitha temat që kanë të bëjnë me vetëdijen kombëtare, integrimin europian, edukimi digjital, siguria kibernetike, do të jenë tashmë pjesë e përditësimit të kurrikulave dhe teksteve.”

Reformimi i kurrikulave në arsimin parauniversitar  vjen pas rreth  14 vitesh  dhe paralelisht me ndryshimin e  saj  do të  trajnohen dhe mësuesit. Rreth 20 mijë mësues do të trajnohen nga pedagogë të universiteteve duke nisur  nga janari i vitit  që vjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!