Shërbimi i Transportit Rrugor në Tiranë i është nënshtruar reformimit. Ndryshimet e kryera, sipas qyetarëve, kanë reduktuar radhët dhe kanë rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Për të marrë lejen e qarkullimit apo certifikatën e pronësisë së mjetit, qytetarëve në Tiranë nuk iu duhet më që fillimisht të aplikojnë pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, të presin rreth dy orë për t’u kryer verifikimi, e më pas të rikthehen për të marrë dokumentin.
Tashmë mund të pajisen me të sapo të paraqiten në sportel.
Kjo është vetëm një nga arsyet që qytetarët thonë se presin më pak kohë në radhë e mbarojnë punë më shpejt.
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor i është nënshtruar reformimit.
Vetëm çregjistrime mjetesh kryhen rreth 250 në ditë. Për këtë ka një kategori drejtuesish që nuk kanë pse të paraqiten në sportel, pasi procedura është kryer nga Shërbimi i Transportit Rrugor.
Ndërkohë ka nisur pajisja me targa për motorët.
Ndërkohë, drejtori Hoxha paralajmëron ndryshime të tjera me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve./abcnews.al