Reforma Zgjedhore, Vasili: Të mos bëjmë tualetin e radhës politik

schedule11:50 - 17 Qershor, 2022

schedule 11:50 - 17 Qershor, 2022

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka thënë në mbledhjen  e Komisionit të Reformës Zgjedhore se të gjithë duhet të kontribuojnë që institucioni i votës të kthehet atje ku ka qenë.

“Unë do them shumë pak fjalë. Besoj që synimi i vetëm që duhet të kemi është që kjo reformë të mos jetë tualeti i radhës politik që bëjmë, e them se e shkuara e afërt që lamë pas na tregoi që ështe kur kemi adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR zbatimi i tyre ka qenë zero dhe në raste të tjera ka qenë më keq se më parë. Kjo është një paradoks që duhet thënë sot, s’besoj që jemi mbledhur për teatrin dhe tualetin e radhës. Është qartë që raportet treguan që s’kemi institucion vote që konsolidohet, por që bie më poshtë. Është fakt që dkisa fenomene shumë të rënda u shfaqen si kurrë. Shitblerja e votës dhe përdorimin i administratës provoi që pas ndryshimeve të 5 qershorit u adresuan pafund rekomandime, u gjet zgjedhjet e fundit ishte më i rëndi në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

Pra adresimi në njërën anë, pandëshkueshmëira absolute në anën tjetër, ka sjellë krijimin e një qorrsokuaku tëv rënd politik. Të vihet këtu me vetëdijen që të gjithë duhet të kontribnujmë që instituicioni i votës të kthehet atje ku është.

Të gjithë mund të duartrokasin edhe të jenë sarkastikpa fund, por s’është në të mirë tëvendit. Shqipëri do ketë edhe pas nesh, por problemi është ca Shqipërie lëmë, të degraduar, pa shpresë. Nga vota fillon kjo. Kështu që thënë në këtë drejtim unë mendoj që kjo duhet të jetë fryma që të na karakterizojë”, tha Vasili. /abcnews.al

Lexo edhe: Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës zgjedhore, Alibeaj: Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës

Lwexo edhe: Komisioni i Reformës Zgjedhore, Gjiknuri: Do të kërkojmë asistencën e OSBE dhe ndërkombëtarëve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!