Reforma Zgjedhore, Rama pritet të takojë kryetarët e grupeve të opozitës

schedule19:17 - 10 Qershor, 2020

schedule 19:17 - 10 Qershor, 2020

Në kryesinë e Kuvendit pritet që të fillojë nga momenti në moment, takimi i kryeministrit Rama me tre kryetarët e grupeve të opozitës për Reformën Zgjedhore.

Esiona Konomi raporton se veç tre kryetarëve pritet që në mbledhje të marrë pjesë edhe Edmond Stojku i grupit për Demokraci dhe Liri, Mylsim Murrizi i Grupit Demokrat, Nimet Musai i grupit të deputetëve që vinë nga LSI si dhe Rudina Hajdari e cila arriti në Kryesi pak minuta më parë, e të të tjerë.

Ky është takimi i dytë brenda ditës dhe vjen me kërkesë të krerëve të grupeve parlamentare opozitare. Në mëngjes është zhvilluar një takim i tre krerëve të grupeve me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Ajo që synohet nga ky takim është kryeministri Rama të arrijë 84 votat që i duhen për të miratuar Kodin Zgjedhor në Parlament brenda korrikut. Mazhoranca socialiste ka të sajat, solide të qëndrueshme 78 vota, çka do të thotë se u duhen edhe 6 vota nga opozita parlamentare.

Po ashtu, kujtojmë këtu se dy deputetë të opozitës deri më tani kanë deklaruar votën “pro” marrëveshjes Politike për Reformën Zgjedhore. Një është Lefter Maliqi dhe një është Suzana Topi të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!