Partia Socialiste i ka kërkuar opozitës të rikthehet në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore në Kuvend. Bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damian Gjiknuri i ka bërë ftesë Sekretarit Zgjedhor të PD, Ivi Kaso të marr pjesë në mbledhjen që Komisioni do të mbajë këtë të enjte në Kuvend. Por, PD ka refuzuar sërish ftesën.
Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ka bërë ftesë zyrtare Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të Komisionit në Kuvend. Ftesa e Gjiknurit i është drejtuar Sekretarit për Çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i cili ishte edhe përfaqsuesi kryesor i opozitës në tryezën e organizuar nga OSBE një javë më parë.
I nderuar z. Kaso,Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite:”Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor”. Bashkëlidhur po Ju nis minutat e konferencës “Të mohuar nga sistemi: ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës për të mbrojtur demokracinë”
I kontaktuar nga ABC Neës, Sekretari Zgjedhor i demokratëve, Ivi Kaso ka theksuar se qëndrimi i opozitës është ai i shprehur në platformën e bërë publike në Konferencë. Partia Demokratike përmes kreut të demokratëve, Basha i ka kërkuar qeverisë të japë një përgjigje për propozimin e opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore.
Kryedemokrati është shpehur me bindje se pa prezencën e Partisë Demokratike, reforma zgjedhore nuk mund të miratohet në Parlament. /ABC news Albania 24/7