Reforma Zgjedhore me Bashën? Rama: Ku është ky? Nuk zgjedhim ne kush ulet në tryezën e komisionit

schedule15:53 - 24 Nëntor, 2023

schedule 15:53 - 24 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama është pyetur gjatë konferencës për mediat lidhur me Reformën Zgjedhore dhe një dakordësie me Lulzim Bashën. Ai ka thënë se për këtë të fundit nuk di as ku ka zyrën.

Rama ka theksuar se Partia Demokratike ka qene e bekuar me historinë e saj, por tashmë është katandisur në një gjendje krejt tjetër.

Në fund, ai tha se për të kryer Reformën Zgjedhore është një komision dhe nuk zgjidhet nga ai se kush ulen në tryezën e komisionit.

“Do më falni shumë, se ju jeni këtu për të bërë pyetje, por këtë here kam unë një pyetje. Ku është ky se ka kohë se nuk e di? Ku e ka zyrën? Mbase ishte një pyetje nga impulsi i brendshëm që ma sjellë në kujtesë një buzëqeshje. Tani të thuash a do ta bësh këtë gjë me Lulzim Bashën dhe të kërkosh që tjetri të thotë po. I bie të bësh një premtim që mund të mos e mbajë.

Por thelbi i së vërtetës është ky, PD e bekuar me historinë e saj kur lindi, është katandisur në diçka që nuk e di. Kur jemi përpara këtyre pyetjeve mund të japim përgjigje ndryshe njëri nga tjetri. Por thelbi është ky që reforma zgjedhore, në këtë rast kemi një komision dhe ai do ta bëjë reformën zgjedhore. Pastaj se kush është kush aty, ata do e gjejnë vetë. Nuk ka asgjë për t’u ngatërruar me këmbët tona. Pastaj kryetari në letër apo kryetari tjetër nuk ka vend për diskutime“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!