Partia Socialiste është e vendosur të miratojë një pjesë të reformës zgjedhore, brenda këtij viti. Komisioni i Reformës Zgjedhore ju kërkoi ekspertëve që brenda një jave të përgatisin një draft për rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa ndryshe nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari thotë se nuk do të votojë një reformë me dy faza, pa ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Mazhoranca është e vendosur që brenda vitit t’i japë një provë Gjermanisë duke plotësuar një prej kushteve për negociatat: reformën zgjedhore.
Komisioni i Posaçëm ju ka lënë detyrë ekspertëve që brenda një jave të hartojnë një dokument se si mund të ndryshojë kodi zgjedhor, për të reflektuar rekomandimet e OSBE ODHIR.
Por ndryshe nga Gjiknuri, bashkëkryetarja e opozitës, Rudina Hajdari nuk pranon një reformë me dy faza.
Gjiknuri, në emër të Partisë Socialiste, thotë se e mirëpret çdo propozim të Partisë Demokratike, edhe nëse ata vetë nuk vijnë në Komision.
Rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, kërkojnë ndërhyrje në ligjin për financimin e partive, ndërsa ndërhyrja që kërkon më shumë guxim politik është depolitizimi i komisioneve zgjedhore./ABC News Albania 24/7