Gjiknuri: Opozita propozoi lista mikse. Koha, e mjaftueshme për të paraqitur një draft para seancës së 25 Korrikut

schedule14:07 - 19 Korrik, 2024

schedule 14:07 - 19 Korrik, 2024

Damian Gjiknuri tha se opozita ka paraqitur një propozim të ri, që ka të bëjë me lista mikse. Pas mbledhjes së grupit ku u arrit dakordësi për votën e diasporës, Gjiknuri u shpreh se duhet diskutuar nëse ky propozim përputhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Çështja e dytë e herësit, sot për herë parë dëgjuam një propozim nga ana e opozitës që janë të gatshëm për komprosim që i afrohet formulës kushtetuese. Listë mikse, pjesë e mbyllur dhe pjesë e hapur pa prag. Është një gjë që duhet ta diskutojmë sa në përputhje është më vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me atë që presin qytetarët shqiptarë. Besojmë se formula që paraqitëm ka qenë më afër asaj që kërkojnë qytetarët dhe reflekton vendimin e GJK dhe krijon stabilitetin e duhur midis qëndrueshmërisë së listës dhe asaj që ofron kandidati.”, tha ai.

I pyetur për mundësinë e dërgimit të një drafti në Kuvend para seancës së 25 Korrikut, ai tha:

“Nëse gjejmë kompromis për këto çështje, pse jo. Them që jemi të gatshëm dhe koha është e mjaftueshme që ekspertët të përfundojnë një draft dhe ta çojmë në Kuvend para seancës së të enjtes.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!