Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Listat do të jenë gjithmonë publike në KQZ, votat do të numërohen drejtpërdrejt

schedule17:43 - 24 Korrik, 2024

schedule 17:43 - 24 Korrik, 2024

Në Komisionin e Ligjeve, e ka marrë fjalën Damian Gjiknuri, i cili ka thënë se listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Ai ka theksuar se për shkak të transparencës, votat do të numërohen drejtpërdrejt nga KQZ.

“Për shkak të këtij vakumi që kishte ligji zgjedhor, ne u detyruam paraqitëm tre inciativa. E para, për ligjin për votën e diasporës, me të drejtë gjetëm kompromis. Edhe u nisëm dhe me disa propozime që kanë bërë disa kolegë këtu. Krijuam më shumë fleksibilitet. E dyta, e bën procesin më me integritet dhe transparencë, sepse listat do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Pra, në ‘real time’ në kohë reale, partitë politike, përfaqësuesit e tyre kanë dijeni për të gjithë dinamikën e listës zgjedhore për votuesit që votojnë jashtë.

Me vullnetin e mirë ne sot që flasim kemi një draft ku tregohet transparenca se kush është votues nga jashtë. Është zgjeruar gama, dhe çdo njëri që qendron për një kohë të caktuar ka të drejtën e votës nga jashtë.

Nga ana tjetër në KQZ do të numërohen votat. KQZ ka eksperiencë për numërimin e votave, është transparentë. Kemi vënë një kuti aty që në momentin që hapen për shembull në qarkun Vlorë ose Durrës, automatikisht fillojnë numërohen dhe votat që vijnë nga diaspora”, tha Gjiknuri./abcnews.al