Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me përfaqësuesit e ODIHR: Të rikuperojmë kohën e humbur

schedule19:23 - 22 Shtator, 2022

schedule 19:23 - 22 Shtator, 2022

Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita kanë zhvilluar një takim me takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri që është njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS thekson se në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur.
“Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it.
Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin e përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur dhe ndihmën që do të mund të japë OSBE/ODIHR për komisionin”, nënvizon Gjiknuri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!