Shehit i shkojnë të gjithë/ Nga Bylykbashi, te Alibeaj, për reformën zgjedhore

schedule15:17 - 5 Korrik, 2024

schedule 15:17 - 5 Korrik, 2024

Ndërsa tik-taku i orës për një ligj të ri zgjedhor po shkon drejt numërimit mbrapsht, shpresa për të bërë një ndryshim brenda këtij korriku nuk janë shuar plotësisht.

Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes pr Zhvillim Kombëtar, i uli në një tryezë të gjithë forcat opozitare, edhe pse të grupuara në disa llogore të ndryshime, për shkak të përçarjes së demokratëve.

Kërkesat e partive të vogla nuk ndryshojnë.

Pavarsisht kostos financiare, votimi elektonik është një barë që ia vlen të merret përsipër, sipas kreut të LZHK-së.

Po ashtu partitë e vogla kërkojnë një zonë zgjedhore. Pavarsisht këtyre kërkesave, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i opozitës në tryezën e Dialogut me PS-në, në Grupin për reformën, nuk dha shumë shpresë.

I larguari nga karriga e reformës, Enkelejd Alibeaj që ishte përball Bylykbashit në këtë tryezë, i hodhi një sfidë edhe këtij të fundit.

Por aleati tradicional i demokratëve, Fatmir Mediu nuk kurseu askënd në fajsimin për dështimin që duket se po shkon ajo që duhej të quhej reforme zgjedhore.

Të enjten, në Parlamet përfaqësuesi i mazhorancës në Grupin Politik për reformën zgjkedhore, Damian Gjiknuri foli qartë se nuk do të ketë afat tej korrikut për të bërë ndryshime në ligj. Dhe ndëryshimet, nëse do të ndodhin, nuk do të prekin koalicionet, sic kërkon opozita në ngulm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!