Deputeti Ferdinand Xhaferri në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për reformën zgjedhore , duke u ndalur edhe tek amnistia penale.
Gjatë intervistës në studio, Xheferri nënvizoi rëndësinë që opozita të jetë palë. Gjithashtu ai u shpreh kritik ndaj qeverisë, pasi sipas tij kjo e fundit kërkon që rregullat e lojës t’i bëjë vetë ajo.
Reforma zgjedhore
Ferdinand Xhaferri: Qeveria thotë rregullat e lojë nuk dua t’i bëj me ju, por me ato që dua unë. Si të pranojmë ne që rregullat e lojë t’i bëjë qeveria? Nuk ka koncept që të pranohet. Ne kërkojmë të ketë rregulla lojë dhe në Komisionin që përcakton rregullat e lojës të jemi palë. Ose ndryshe të nënshtrohemi dhe të pranojmë që Edi Rama të fitojë. Për të mirën e opozitës është që të bëjmë si do Edi Rama?
Amnistia penale,
Ferdinand Xhaferri: Sikurse reforma zgjedhore kanë zgjedhur Alibeajn edhe për amnistinë penale kanë zgjedhur Alibeajn, lidhur me protestuesit që akoma rraskapiten gjyqeve, se çka bërë zoti Basha e pamë me protestuesit në Kukës. Shumica e vendimeve janë marrë nga gjyqtarë që i ka kapur Vettingu. Mua më shqetëson bashkëpunimi i Bashës me qeverinë. Qeveria është bërë bashkë me Enkelejd Alibeajn. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa të drejtat tona. Amnistia penale nuk kalon nesër, në bazë të rendit të ditës që unë kam parë.
Gjithashtu ai foli edhe për protestën që është lajmëruar të mbahet më 20 shkurt.
Ferdinand Xhaferri shtoi se do të jetë i pranishëm në protestë, dhe se nuk do të mungojë në asnjë tubim kundër qeverisë. Nuk ka rëndësi nëse shkoj apo jo poshtë ballkonit të Berishës, për bashkohem me Berishën tek pjesa që është kusht i nevojshëm për të bërë opozitë kundër Ramës. Opozita duhet të jetë edhe kusht i nevojshëm edhe kusht i mjaftueshëm. Partitë politike janë grupime që konkurrojnë në zgjedhje, për të fituar. Unë do të pranoj gjithçka që shkon në linjën që fola. Jemi gati të mbështesin një lidership të ri.
/abcnews.al/