Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reforma Zgjedhore, arrihet dakordësia/ PS e PD nga 7 anëtarë, dy për PSD e “Mundësia”. Lapaj e Qori propozojnë, por s’votojnë

schedule14:40 - 24 Tetor, 2025

schedule 14:40 - 24 Tetor, 2025

Tym i bardhë për zgjedhoren. Socialistët dhe demokratët arritën dakortësinë për përberjen e komisionit të posaçëm, i cili do të drejtohet me bashkëkryetare dhe numër të barabartë anëtarësh.

Në përmbushje të rekomandimeve të OSBE ODHIR, që ligji zgjedhore të jetë gjithëpërfshirës, vend i është hapur edhe partive të vogla.

Projektvendimi nenvizon se të gjitha vendimet e komisionit do të miratohen me shumicen e votave të anëtareve dhe konsensusin e bashkëkryetareve ndaj për të garantuar barazinë e votave, një karrige i është ofruar partisë mundësia dhe partisë social demokrate.

“Në përbërje të tij do të ketë 16 anëtarë, nga të cilët 7 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 7 anëtarë janë përfaqësues nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, dhe 2 anëtarë nga partitë që kanë fituar të paktën dy mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025.”

Ndërsa Partitë e tjera si  “Lëvizja Bashkë” apo “ Shqipëria Bëhet” mund të marrin pjesë në komision me propozimet e tyre për ndryshime në ligjin zgjedhor por nuk do të kenë të drejtë vote.

“Në mbledhjet e Komisionit mund të marrin pjesë pa të drejtë vote deputetë të partive të tjera parlamentare të cilët kanë të drejtë të bëjnë propozime për ndryshime në legjislacionin e Reformës Zgjedhore. Vendimmarrja e Komisionit do të synojë konsensusin e gjerë për të gjitha propozimet.”

Projektvendimi që do të miratohet në seancën e datës 30 dhjetor do i hapë rrugë punës së komisionit e cila do të zgjasë 9 muaj. Socialistët synojnë që përvec cështjeve të nxehta si depolizimi i komisioneve zgjedhore apo ligji për financimin e partive politike, objekt të punës do të ketë edhe përgatitjen e institucioneve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve për parlamentin europian, në përmbushje të angazhimeve që vijnë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian. Ndërsa demokratët kërkojnë ndryshim të sistemit cka do të kërkonte edhe ndryshime në kushtetutë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!