Reforma Zgjedhore, ambasadorët takojnë Bashën dhe anëtaret e Këshillit Politik

schedule12:29 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:29 - 15 Shtator, 2020

Në kuadër të zhvillimeve më të fundit politike në vend, këtë të martë në orët 15:00 ndërkombëtarët do të zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

Burime për Abc News bëjnë me dije se në këtë takim që do të zhvillohet në orën 15:00, pjesë do të jenë zv.ambasadorja e SHBA-ve, Lejla Moses Oness, ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Dunkan Norman.

Gjithashtu mësohet se në këtë takim do të jenë edhe anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se ky është një takim që është kërkuar nga opozita pas takimit të djeshëm të Këshillit Politik, ku përfaqësuesit kanë kërkuar që pjesë e këtij takimi të jenë ambasadorët që kanë qenë pjesë e marrëveshjes së qershorit.

LEXO EDHE: Përfundon pa dakordësi mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Opozita të sjellë propozimet deri të premten

Ndërkohë një ditë më parë në tryezën e zhvilluar në kuadër të reformës zgjedhore, opozita bëri të ditura dy qëndrimet e saj në Këshillin Politik, ndërsa Gjiknuri i ka bërë ftesë që deri të premten të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhor. e.su./abcnews.al