Reforma në inspektoriate

schedule20:01 - 17 Tetor, 2017

schedule 20:01 - 17 Tetor, 2017

 

Procesi i reformimit të inspektorateve shtetërore e agjencive me funksione inspektuese mblodhi në një tryezë me drejtuesit e tyre, ku ishte e pranishme edhe zv.kryeministrja Senida Mesi. Duke shprehur rëndësinë shtrirjes së inspektimeve online në gjithë vendin, Mesi theksoi se ky proces ka për qëllim sigurimin e jetës së qytetarëve dhe formalizimin e ekonomisë.

Zv.kryeministrja, Senida Mesi ishte e pranishme të martën në një takim me drejtuesit e Inspektorateve Shtetërore dhe Agjenive me funksione inspektuese. Aktualisht këto institucione po i nënshtrohen një faze reformimi, që ka në thelb zbatimin e inspektimeve online duke përdorur sistemin elektronik me qëllim shmangien e inspektimeve të njëjta nga Inspektorate të ndryshme.

Sipas Mesit, inspektimet e formalizuara do të rrisin transparencën dhe ulin kostot ndaj biznesit.

Zv.kryeministrja u shpreh para kryeinspektorëve se duhen minimizuar e bërë zero fenomenet e gjobvënies apo sjelljeve abuzive të trupave të inspektimit.

Nga ana e tij, Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, theksoi se inspektimet online janë zgjidhja shëruese për korrupsionin e klientelizmit në fushën e inspektimeve.

Inspektimet online me dokumenta e lista verifikimi të standardizuara duke përdorur sistemin elektronik janë kërkuar të kryhen në gjithë vendin duke filluar nga muaji Korrik 2017. Burime zyrtare të Inspektoriatit Qëndror pohuan se aktualisht vetëm Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Drejtoria Rajonale e Tiranës ka kryer e po kryen në vazhdimësi inspektime online.

 

https://youtu.be/mbGIUhPUp-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!