Reforma në drejtësi, Yuri Kim takohet me Ulsi Manjën, zbardhet biseda

schedule13:09 - 23 Nëntor, 2022

schedule 13:09 - 23 Nëntor, 2022

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE.

Nëpërmjet një postimi ne faqen zyrtare të ambasadës  amerikane në Tiranë, ambasadorja tha se në takimin me Manjën ajo  theksoi sërish deklaratën  që Presidenti amerikan, Joe Biden  tha në qershor 2021.

Biden e  identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

Takimi i paraprin pjesëmarrjes së Ministrit Manja në Konferencën e Njezetë Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IAÇ) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor./abcnews.al./