Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësi për gjakun e kënetës”, Rama: SPAK të hetojë 21 Janarin dhe Gërdecin

schedule12:31 - 1 Mars, 2025

schedule 12:31 - 1 Mars, 2025

Përpara socialistëve të dy njësive ne Tiranë, kryeministri u shfaq aspak i keqardhur për bashkëpunëtorët socialistë të akuzuar për korrupsion. Megjithatë, shprehu rezervat e tij se SPAK ndërsa vepron, po bën aksidente, shkelje apo dhe faje.

“Sot për sot, ky është një proces me gabime, lëkundje, luhatje, me faje, me shkelje. Por në pikturën e madhe, përveç gjërave domethënëse pozitive që kanë ndodhur, është gur themeli për të pasur një pushtet drejtësie të pavarur”, tha Rama.

Për Ramën është habi se si SPAK nuk vepron me standarte ndaj opozitës, me në krye Berishën për dosjen e 21 Janarit.

“Me kënetën nuk është marrë me gjënë e madhe, që e dini shumë mirë kush është, është gjaku që është në kënetë nga vrasja e njerëzve të pafajshëm.”

Ai ironizoi këtë të fundit dhe tezën e tij, se u arrestua me urdhër të Soros.

“Futi Sorosi në burg liderin e opozitës, vdeksha unë. 1 miliarder nga më të mëdhenjtë e botës ia kushtoi jetën kapjes së bufit të kënetës në Shqipëri. Kuptoni apo jo, të ishte ndonjë sorkadhe, apo fazan hajde se e thotë njeriu dhe këta miliarderët kanë tekat e veta.”

Rama bëri të qartë se shpatën e drejtësisë nuk e ka më politika, por pushteti gjyqësor, falë vullnetit të PS, e jo SHBA dhe BE. Kurse nga Kamza, kryeministri kërkoi më 11 Maj një fitore jo thjesht aritmetike, por triumfale, pasi sipas tij, shqiptarët duhet të shfrytëzojnë dritaren e hapur për në BE, përpara se ajo të mbyllet sërish./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!