Reforma në drejtësi/ Rama: Duam të kontrollojmë SPAK? Broçkulla!

schedule14:03 - 28 Korrik, 2024

schedule 14:03 - 28 Korrik, 2024

Në fjalën e tij të gjatë, në kongresin e PS, kryeministri Edi Rama i konsideroi brockulla, akuzat se qeveria po kërkon të kontrollojë SPAK me reformën antikorrupsion.

“Reforma antikorrupsion, nuk ra nga qielli, por ka qenë një bindje dhe që e kemi diskutuar, që ne na takon të mendojmë për kohën që iku. Këta vrasin kohën, shpresat, mundësitë. Nuk ka rëndësi se jemi në opozitë, duhet të bëjmë oferta për reforma shtetbërëse. Por me këtë të flisje. Ndaj sot, është për të vënë duart në kokë, apo për të mbajtur barkun me dorë. Nuk flas për ata që janë pengesë, por për njerëz që përpiqen të jenë seriozë edhe për këtë projekt, themelor për 2030. Nuk dua të flas për ata që thonë duan të kontrollojnë SPAK, janë brockulla, që s’i pranojnë as për skeçe.

U them, hapeni dhe përpiquni ta lexoni është I gjatë raporti I BE janë faktet reale për si dhe sa është luftuar korrupsioni dhe sa pjesë të BE janë për sistemin e drejtësisë. Janë më shumë se gjysma. Si mundet ne të mos marrim inciativën, që I duhet Shqipërisë, një udhëkryq ku të gjitha institucionet flasin koordinohen dhe parlamenti ua shpalos shqiptarëve. Di të them një gjë, lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme dhe baltë që na bëhet nga I ziu, I bardhi dhe gjithë cirku I tyre, me kllounë që turren te bashkia e Tiranës si te torta e pavarësisë, me minj që na dalin si tigra, apo me qime prapanicash, nuk pi ujë me shqiptarët, zero. Ne e kemi ndarë mendjen. Kemi bërë një sistem drejtësie të pavarur nga politika dhe të aftë për të thirrur për persona të lidhur me pushtetin, nuk e ka patur Shqipëria një sistem të tillë, është t’I hysh detit në këmbë, me dëshirën për ta ndryshuar këtë vend dhe të largosh duart e pushtetit duke krijuar një grykë zjarri që mund të të godasë edhe ty. Ky është vullneti shtet bërës i PS. Më tregoni një moment kur PS ka mbajtur anën e gabuar, në raport me interesin kombëtar. Tjetër kush I binte daulleve të patrotizmit për Kosovën por doli PS që mbështeti më gjithë mjetet pavarësinë e Kosovës.” tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!