“Reforma në drejtësi, e pakthyeshme”/ SHBA dhe BE mbështesin punën e institucioneve të drejtësisë

schedule15:08 - 10 Maj, 2024

schedule 15:08 - 10 Maj, 2024

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkimi europian mbështesin gjyqtarët e prokurorët për të luftuar kriminin e organizuar dhe korrupsuionin edhe kur ata përballen me presione.  Në ditën e drejtësisë, i ngarkuari me punë i shteteve të bashkuara të amerikës, David Ëisner  shprehu mbështetjen e shba, ndaj institucioneve të reja të drejtësisë.

“Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësie që gjykon me drejtësi. Thelbësore është sundimi u ligjit. Instiucionet nuk mund të punojnë të vetme. Duke qenë se ka presion politik pritshmërie publike janë të mëdha.”

Diplomati amerika bëri thirrje për më shumë bashkëpunim për të luftuar korrupsionin.

“SHBA do të mbështesë përpjekjet për reforma në përputhje me Kushtetutën dhe me pavarësinë e gjyqësorit. Inkurajojmë më shumë bashkëpunim për të vijuar reformat e duhura për rrugën e Shqipërsë në BE për të luftuar korrupsionin. ”

Edhe për ambasadorin e bashkimit europian Silvio Gonzato, puna e instituciobeve të krijuajara pas reformës në drejtësi pos jell frutet e saj dhe tashmë nuk ka më hapa pas.

“Nuk mund të kemi hapa pas. Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Çfarëdolloj përpjekjeje për të shmangur këto rezultate do të vijnë në kurriz të pritshmërisë që kanë qytetarët”

Në takimin për dritën e drejtësisë të organizuar nga këshilli i lartë gjyqësor dhe ai i prokurorisë mori pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj si dhe përfaqësues të qeverisë dhe insititucioneve të drejtësisis, të cilët dhanë mesazhet në mbështjetje të pavarësisë së gjyqësorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!