Reforma kombëtare e ujit do të sjellë me vete dhe transparencën e investimeve të qeverisë në ujësjellësa.Sipas drejtuesit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kjo nismë do të nxjerrë në pah aryset se përse në shtëpitë shqiptare nuk ka ujë edhe pse investimet nuk kanë munguar.
Pas kryerjes së investimeve në ujësjellesa tashmë është koha që të bëhet transparenca e tyre.
Kjo pasi sipas përfaqësuesve të mazhorancës edhe pse investimet nuk kanë munguar, në shumë familje shqiptare uji mungon.
Të pranishëm në punimet që po zhvillohen në ujësjellin e Përrenjasit kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Arben Skënderi vunë theksin në rëndësinë e zbatimit të reformës kombëtare të ujit.
“Ky është një model për t’u ndjekur, po të kemi parasysh që në këto 27 vjet në Shqipëri është investuar në ujësjellësa; por në fakt një pjesë e mirë e investimeve nuk janë bërë ashtu siç duhet. Në kuadër të reformës së ujit, unë mendoj që është momenti për të bërë një transparencë të plotë të të gjitha investimeve që janë bërë në ujësjellësa në gjithë këto vite e për të gjetur fajtorët”.
Ndersa Skënderi u bëri apel të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht aksionin që është ndërmarrë për ujin e pijshëm:
“Duhet ta vlerësojmë maksimalisht aksionin që kemi ndërmarrë qoftë kundrejt bizneseve, qoftë kundrejt familjarëve pas shkurtit, sepse këto investime që shihni janë të kushtueshme; dhe që të vazhdojmë investimet, ne duhet ta vlerësojmë ujin dhe ta paguajmë atë.”
Përmes investimit prej 1.3 miliardë lekë të qeverisë shqiptare në këtë ujësjellës 6500 banorë të fshatrave Dritaj, Fanjë dhe Karkavec, Bashkia Prrenjas, do të mund të furnizohen me ujë të pijshëm, të cilët historikisht nuk kanë pasur ujë në shtëpitë e tyre./abcnews.al