Reforma, Gjoni: Nuk ka votim pa hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit Zgjedhor

schedule18:43 - 12 Qershor, 2020

schedule 18:43 - 12 Qershor, 2020

Ka mbaruar mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ndërsa për mediat deri më tani kanë dhënë deklaratat e tyre, Damian Gjiknuri si dhe Ralf Gjoni.

Gjoni tregoi edhe një herë se opozita parlamentare vazhdon që të mbajë të njëjtin qendrim dhe se do ta kushtëzojë votën e tij me marrjen parasysh të ndryshimit të sistemit Zgjedhor si dhe hapjen e listave.

Gjoni theksoi se “kësaj beteje do t’i shkohet deri në fund.”

“Mazhoranca të bjerë dakord për ndryshimin e sistemit si dhe hapjen e listave, ndryshe nuk do të ketë dakordësi për ta kaluar në parlament…Këta deputetë janë më seriozë se ata që ikën nga parlamenti, e s’kanë pasur kurrë guxim që të merren me Sistemin Zgjedhor. Vjet në këtë kohë askush nuk fliste për sistemin zgjedhor dhe as për listat, sot situata është ndryshe.” deklaroi Ralf Gjoni. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!