Tirana mori një pikë kundër Partizanit dhe mbetet në garë për kupat e Europës. Për titullin kampion presidenti Refik Halili është shprehur disa herë që është i paarritshëm dhe e përsërit diçka të tillë.
Ndeshja e sotme i ka pëlqyer presidentit Halili, i cili pas ndeshjes u shpreh se Tirana e tij ka këllqe për sezonin e ardhshëm. Hapur ai thekson se po mendojnë për sezonin e ardhshëm.
“Jam shumë, shumë i kënaqur, për të vetmin fakt se skuadra luajti mirë dhe tregoi se ka këllqe për të vazhduar për të ecur edhe në kampionatin e ardhshëm.
Për titull ka mbaruar ka shumë kohë, por ecim përpara. Kemi treguar që jemi një skuadër që rrallë kush e bën këtë, që respekton kampionatin”, tha mes të tjerash Halili pas derbit me Partizanin. /abcnews.al