Anëtarja e Komisionit të Rikthimit të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pas votimit për shkarkimin e Bashës ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e procesit.
Vokshi ka bërë një panoramë në lidhje me procesin e votimit nga mëngjesi e deri më tani, ku ka theksuar se deri në orën 11:30, kanë marrë pjesë në votime 11 680 anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët kanë votuar për shkarkimin e Bashës.
Ndër të tjera ajo është shprehur se për çdo zhvillim të mëtejshëm, do të ketë një publikim të dhënash, pas grumbullimit të të dhënave nga të gjithë anëtarët e komisionit që janë në rrethe.
Vokshi në fjalën e saj ka bërë me dije se deri në orën 11:30 numri i pjesëmarrësve është 11 680 anëtarë.
“Pjesëmarrja në Referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës deri më tani është në nivele të larta. pjesëmarrja ka qenë e lartë në të gjithë qarqet.
Deri në orën 11:30 kanë votuar 11 680 demokratë . Në të gjithë qendrat e votimit ka fluks, dhe numri mund të jetë dhe më i kartë sesa ky që unë kam raportura. Tani i gjithë komisioni është në terren dhe në qendra të ndryshme të votimit. Jemi në terren që të marrim shifrat dhe i raportojmë, më pas do të dalim që ti bëjmë dhe publike.
Rama dhe Basha kanë tentuar që të pengojnë procesin e votimit për referendumin, një ngjarje e paprecedentë jo vetëm për politikën shqiptare por edhe atë ndërkombëtare. Udhëzimi që ne kemi dërguar në çdo qendër votimi është respektuar me përpikmëri”, ka thënë Vokshi
Më poshtë pjesëmarrja në votime e anëtarëve të PD-së, në Referendumin për shkarkimin e Bashës, sipas të dhënave të publikuara nga Albana Vokshi:
Fier 1535 votues
Dibër 548 votues
Elbasan 731 votues
Bera 251 votues
Gjirokastër 485 votues
Vlorë 423 votues
Korçë 855 votues
Shkodër 1080 votues
Lezhë 1100 votues
Durrës 1191 votues
Tiranë 2566 votues
Kukës 915 votues ./abcnews.al