Referendumi për shkarkimin e Bashës, Berisha voton te “Bar Amerika”

schedule14:30 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 14:30 - 17 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha do të votojë nesër tek “Bar Amerika” pranë ambasadës amerikane për referendumin e organizuar për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pasditen e së premtes janë bërë publike qendrat e votimit në Tiranë dhe vendi i caktuar për anëtarët e Degës 2 në Tiranë është pikërisht “Bar Amerika”.

Ky është njoftimi që është bërë për anëtarët e PD, Dega 2 në Tiranë.

Lexo edhe: Ngrihet Komisioni për Organizimin e referendumit të 18 dhjetorit, oraret dhe vendet ku do të bëhet votimi

“Ditën e shtunë datë 18.12.2021 nga ora 08:00-17:00 do të zhvillohet Referendumi për Ratifikimin e vendimit Nr. 6 të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Votimi do të zhvillohet pranë “Bar Amerika”, rruga përballë Shtëpisë së Fëmijëve ” Zyber Hallulli”, në Rrugën e Elbasanit.”

Kujtojmë se Selia e PD nuk do të ketë asnjë vendvotimi për anëtarët, aty ku kanë votuar historikisht deputetët, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe anëtarësia e Degës 2.

Votimi për referendumi për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha nis ditën e nesërme nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 17.00, në të njëjtën ditë që Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!