Referendumi në Zvicër, votuesit mbështesin ndalimin e mbulimit të fytyrave në publik

schedule13:45 - 8 Mars, 2021

schedule 13:45 - 8 Mars, 2021

Zvicra ka votuar në favor të ndalimit të mbulimit të fytyrës në publik, duke përfshirë burkat apo nikabin që vishen nga gratë myslimane.

Rezultatet e referendumit treguan se 51.2% ishin dakord për ndalimin e tyre, informon abcnews.al.

Propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane, e krahut të djathtë, që bëri fushatë me parulla të tilla si “Stop ekstremizmit”.

Një grup kryesor islamik zviceran tha se ishte “një ditë e errët” për myslimanët.

“Vendimi i sotëm hap plagë të vjetra, zgjeron më tej parimin e pabarazisë ligjore dhe i dërgon një sinjal të qartë përjashtimit pakicës myslimane”, tha Këshilli Qendror i Myslimanëve në një deklaratë, duke shtuar se do të kundërshtonte vendimin në gjykatë.

Qeveria Zvicerane kishte argumentuar kundër ndalimit duke thënë se nuk i takonte shtetit të diktonte atë që veshin gratë.

Sipas hulumtimit nga Universiteti i Lucernit, pothuajse askush në Zvicër nuk mban burka dhe vetëm rreth 30 gra mbajnë nikab. Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 8.6 milion njerëz janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova, informon abcnews.al.

Zviceranët janë të ftuar rregullisht të votojnë për çështje të ndryshme në referendume kombëtare ose rajonale, pasi e kanë të garantuar këtë të drejtë.

Nuk është hera e parë që Islami merr pjesë në një referendum në Zvicër. Në vitin 2009 qytetarët votuan për të ndaluar ndërtimin e minareve./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!