Referendumi i parë në 31 vite, Këlliçi: Dita do jetë e qetë, demokratët në radhë për të votuar

schedule09:51 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 09:51 - 18 Dhjetor, 2021

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi, në fjalën e tij pas votimit në referendumin për shkarkimin e Bashës është shprehur se dita do të jetë e qetë dhe në të mirë të demokratëve.

Ndër të tjera ai tha se ky është referendumi që duket se ka interesim më të madh të anëtarëve demokratë për të qenë pjesë e tij për të dhënë votën e tyre.

Ai ka sjellë në vëmendje dhe rastin e një anëtari të PD-së në Berat, që sipas tij ka ardhur me kartën e anëtarësisë të vitit 1992 për të votuar shkarkimin e Bashës.

“Sot është një ditë shumë e bukur dhe rrallë keni parë këtë masivitet dhe interes nga anëtarësia për të marrë pjesë në një proces të tillë. Është referendumi i parë në 31 vitesh dhe në të 106 qendrat e votimit procesi është i thjesht. Ky referendum mbahet për ratifikimin e pikës 6 të vendimeve të marra nga Kuvendi i 11 dhjetorit, për shkarkimin e ish kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ne Berat një anëtar i Partisë Demokratike me kartë anëtarësie që në 1992 me kartë anëtarësi ka ardhur nga Greqia për të votuar. Ne betejën e kemi me Edi Ramën, dhe dita sot do të jetë shumë e qetë. Ka një debat brenda PD-së, për të krijuar një parti Demokratike më të Bashkuar”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar dhe një incident që ka ndodhur në njësinë e votimit numër 1 në Tiranë, ku në shkallët e godinës është hedhur vaj për të rrëshkitur anëtarët.

Sipas tij do të pritet rezultati i votimit në Referendum për të vendosur në lidhje me hapat e mëtejshëm që do të marrin ato.

Në njësinë numër një është hedhur vaj makinash për të rrëshkitur demokratët, kemi parë skenarë si në Sarandë ku është kyçur selia dhe komisioni është vendosur jashtë, Kjo është çështje vullneti qytetarësh. Duhet të dalë rezultati dhe ne atëherë do të bëjmë dhe hapat e mëtejshëm”, është shprehur Këlliçi.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!