Parlamenti italian pritet të miratojë sot një projektligj për reduktimin e numrit të deputetëve dhe senatorëve nga 630 në 400. Projektligji është propozuar nga Lëvizja “Pesë yje” në qeveri.
Pritet të votohet në parlamentin e Italisë ligji për reduktimin e numrit të deputetëve. Nëse ligji do të miratohej, deputetët nga 630 do të bëhen 400 dhe senatorët nga 315 do të bëheshin 200. Një kursim për arkën e shtetit prej 100 milion eurosh në vit, 500 milion euro për legjislaturë.
Ministri i jashtëm njëkohësisht lider i Lëvizjes me pesë yje Luixhi di Maio u shpreh shumë i emocionuar për reduktimin e numrit të deputetëve. Ai theksoi se ishte i bindur që ligji do të miratohej me një shumicë të konsiderueshme vtash madje në mënyrë unanime. Lega e Mateo Salvinit, nëpërmjet zëdhënësit të saj konfirmoi mbështetjen për ligjin.
Edhe Forza Italia u shpreh pro këtij ligji duke shtuar se më pas do të ishte rradha e reformës së ligjit electoral. Ende nuk është i qartë qëndrimi i Fratelli d’Italia ndërsa Renzi dhe pse e konsideron si një kontribut demagogjik, konfirmoi mbështetjen e tij.
Sipas Di MAios kjo është një betejë që mbështetet nga 90 për qind e italianëve. Në këtë mënyrë sipas tij do të ketë më pak poltrona, më pak paga dhe burokraci pasi do të ketë më pak amendamente dhe modifikime ligjesh./ABC News Albania 24/7