Ernesto Valverde ka zbuluar një prapaskenë interesante gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Levantes. Trajneri i Barcelonës vlerëson repartin ofensiv të ekipit kundërshtar, teksa rrëfen edhe një detaj në lidhje me Neymar.
Mbrojtësi Pique zbuloi një ditë më parë se të gjithë ishin gati të reduktonin rrogat e tyre për të rikthyer brazilianin sërish në Katalunjë, por trajneri nuk e konfirmon diçka të tillë, përkundrazi.
“Nuk kam qenë në dijeni të kësaj çështje. Mua nuk më është kërkuar kurrë që të zvogëloj rrogën time për të bërë të mundur rikthimin e Neymar“, thekson trajneri i kampionëve të Spanjës. /abcnews.al